Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur përpara simpatizantëve në qytetin e Shkodrës, krahas lavdërimeve të Partisë Socialiste për punët e bëra, sulmoi dhe kundështarët e tij politik duke treguar një ngjarje që sipas tij kishte ndodhur në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe.
Rama u shpreh se ai u vonua me 30 minuta për të shkuar në qendrën e vaksinimit në Koplik, pasi disa përfaqësues të PD-së donin të merrnin qëndrën e numërimit si pjesë të KZAZ-së së tyre dhe të largonin të moshuarit.
“Sot ne ishim në një vizitë në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe, jemi vonuar 30 min sepse kishin shkuar disa përfaqësues të PD dhe donin të merrnin qendrën e numërimit dhe të largonin të moshuarit.
Ata thonin që është e jona, e thonin ne jemi KZAZ, e kuptoni se me çfarë lloj talebanësh kemi të bëjmë ne dhe këtë do e kuptojnë ata shkodranët e vjetër, sepse ata bëjnë sikur shohin djallin vetë kur shohin PS, e më shohin si komunist mua, nipin e Zef Kolombit, mua, që nëna ime shkodrane më bëri katolik”, tha Rama.