Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka refuzuar që ti pëgjigjet kërkesës së opozitës për të qenë i pranishëm në Komisionin e Medias për të disktuar mbi projektligjin e Teatrit Kombëtar.
Në një përgjigje zyrtare të kthyer nga bashkia theksohet se kryebashkiaku i ka dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme për shqyrtimin e projktligjit.
“Nisur nga kërkesa juaj e përsëritur ku ritheksoni se pjesëmarrja e kryebashkiakut në mbledhjet e komisioneve paralamentare është detyrim kushtetues dëshiroj t’ju bëj me dije se nuk është detyrim. Përfaqësuesit e bashkisë së bashku me ministrinë e Kulturës kanë dhënë të gjitha shpjegimet përkatëse të kërkuara nga deputetët në komisione gjatë shqyrtimit të projketligjit për Taetrin duke ezauruar kështu kërkesën tuaj në lidhje me praninë e kryebashkiakut Veliaj në komision.”
(M.Q/Faxweb)