AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

E kap e qeshura në transmetim live, moderatorja shqiptare lë nam në emision

Transmetimet live janë gjithmonë të sikletshme dhe jo rrallë herë na ka ndodhur që të shohim momente pikante të moderatotëve të vënë në siklet apo edhe që nuk e kontrollojnë dot veten.

Një gjë e tillë ka ndodhur sot me moderatoren bukuroshe të “Rreze Dielli”. Teksa ishin në fund të programit Bela Mero së bashku me partnerin e saj në prezantim, Alban Musa ishin duke lançuar një insert për vodka-n, dhe Bela nuk e kontrolloi dot të qeshurën.

“Mirë, tashmë jemi në një pjesë tjetër të programit, një pjesë që do t’ju pëlqejë shumë sepse do flasim për pijet alkoolike”, u dëgjua të thoshte Albani.

Ndërkohë, ashtu si mund ta shihni edhe në video, Bela nuk e mbajti më të qeshurën, duke u justifikuar me faktin që ishin duke qeshur ndërkohë që në ekran ishte momenti i publicitetit.

Nuk e dimë nëse moderatorja është fanse e alkoolit, por ajo që dimë me siguri është se kjo video nuk duhet humbur dhe ne s’na mbetet tjetër veçse t’i themi Belës “gaz paç”!

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *