Bokseri Petrit Mazrekaj, me 17 ndeshje në ring pa asnjë humbje, po bën përgatitjet për fitoren e radhës.
I lindur në Austri por me origjinë nga Dukagjini i Kosovës, Mazrekaj do të sfidojë në ndeshjen e radhës, Velko Raznjatovic, djali i kriminelit serb Arkan.
Fillimisht kjo përballje ishte programuar të zhvillohej në muajin gusht, por për shkak të pandemisë nuk u zhvillua. Mazrekja u shpreh se kjo ndeshje do të zhvillohet, por pa vendosur ndonjë datë.
“Do të zhvillohet. Për fat të keq na ndërhyri pandemia dhe nuk munda t’i sqaroj gjërat në ring. Kjo punë, si për Raznatovicin dhe për mua, është personale. Jemi në komunikim me menaxherin, trajnerët e mi dhe kampi i Raznatovicit duan që kontrata të zbatohet me patjetër. Vendi do të jetë në Gjermani, siç e patëm nënshkruar kontratën. S’ka lëvizur asgjë. Më presion ka ai prej njerëzve të tij, sesa unë. Kjo pasi krijuar mjaft bujë me deklaratat e tij”, u shpreh Mazrekaj.
(E.H/Faxweb.al)