Arilena Ara është një nga këngëtaret që ka spikatur vitet e fundit me talentin e saj, veçanërisht me këngën e saj Nëntori, që prej kohësh është publikuar dhe në variantin anglisht.
Arilena ka qenë e rezervuar përherë lidhur me ndonjë marrëdhënie apo romancë, ndërsa së fundi ka treguar se dy vite më parë i kanë propozuar të martohej me një djalë dhe i ati i tij i kishte shkuar në shtëpi për t’ja kërkuar dorën tradicionalisht.
“Para 2 vitesh vjen në shtëpi një zotëri nga shumë larg dhe i kërkon mamit dorën time. Djali vetë më kishte parë në televizor dhe më donte për grua. Donte të ma ngopte mua djalin e tij. ‘E kam djalin serioz, të mirë, kam derra, kam pula, kam lopë, prodhojmë kaq qumësht në vit.
Madje djali im është aq i fortë sa ndeshet me arushën’, tha. Mami i tha që s’kemi vajzë për të martuar se janë të vogla, do mbarojnë shkollën. Ai tha të mendohemi dhe kishte sjellë një top të madh me gjalp. Mamit i pëlqeu ta mbante gjalpin me thënë të drejtën. Ja mori dhe i tha vajzën nuk ta jap. Iku ai, e mbajtëm topin”, tregoi Arilena në emisionin e Ermal Mamaqit.
(E.K/FAWEB.AL)