Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“E kam bërë testin para 3 ditësh dhe përgjigja më vjen sot”, kreu i PD-së Roskovec rezulton pozitiv me koronavirus

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rroskovec, Gëzim Caushi ka reaguar pas lajmit se është infektuar me koronavirus. Çaushi thotë se është izoluar prej 10 ditësh, ndërsa përgjigjen e testit të bërë prej tre ditësh e ka marrë ditën e sotme.

Ai shkruan se ka qenë i kujdesshëm gjatë gjithë kohës dhe se gjatë periudhës së karantinës ka qëndruar 60 ditë pa dalë nga shtëpia.

“Miq, bashkeqytetare dhe dashamires. Sot mora pergjigjen e testit te bere te enjten per koronavirus. Testi ishte pozitiv. Prej 10 ditesh jam veteizoluar ne shtepi pasi dyshoja se isha infektuar.

Nuk e di si mund te jem infektuar kur kam qene i kujdesshem gjate gjithe kohes. Gjate vales se pare te pandemise qendrova plot 60 dite pa dale nga shtepia duke respektuar karantinen.

Edhe tani kam zbatuar distancimin social dhe masat anti covid. Por virusi gjithesesi me gjeti. Jam mire tani, por kalova dite te veshtira. Miq, dashamires, bashkeqytetare te mij, beni kujdes maksimal,  per vete dhe familjaret tuaj. Kjo eshte lufte me kohen jo me virusin.

Miqesisht Gezim Caushi”, shkruan Çaushi.

 

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close