Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E FUNDIT/ Shpallet i pafajshëm ish-drejtori i burgjeve Artur Zoto, pas 1 viti e gjysmë burg

Gjykata e Apelit i ka dhënë pafajësinë ish-drejtorit të Burgjeve Artur Zoto.

Artur Zoto u arrestua në shkurtin e vitit 2017-të për skandalin e tenderit me ushqimet e të burgosurve, aferë korruptive për të cilën ka përfunduar në burg edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iliaz Labi.

Vendimi është dhënë në një seancë që zgjati vetëm pak minuta, ndërsa të pranishëm kanë qenë dhe familjarë të Zotos.

Sipas avokatit të Zotos ky ishte një vendim i pritshëm, pasi i gjithë procesi gjyqësor ishte bazuar mbi dëshminë e vartësit të ish-drejtuesit të burgjeve Iljaz Labi.

Me shumë gjasa Zoto do të lirohet nga burgu i Vaqarrit pas disa orësh, dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të kërkojë dëmshpërblim për periudhën që ka mbetur pas hekurave.

Kujtojmë se vetë Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë 5 vite burg për Zoton, vendim ky që rrëzohet tashmë në apel.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Fjalët Kyce

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *