Sapo ka filluar protesta në qytetin e Shkodrës nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, qytetarëve dhe ish-deputetëve.
Për FaxNews ka folur qysh në nisje të kësaj proteste ish-deputi Romeo Gurakuqi, I cili ka thekuar dhe një herë që gjithçka po ndodh është e jashtëligjshme. Duke njohur kështu si legjitime vetëm datën e zgjedhjeve të dekretuar nga ana e Presidentit të Republikës.
“Komunteti i Shkodrës njeh vetëm zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, madje dhe unë kam bërë thirrje sistematike për këtë gjë.
E gjithë kjo është e pandershme dhe e pa tolerueshme sidomos pas skandalit që ndodhi me kryetarin e Partisë Socilaiste.”-tha Gurakuqi për FaxNews.
Ndërkaq i pyetur nëse ka mundësi të përsëritet një 2 prill I mundshëm, Gurakuqi ka theksuart se PD mbështetet vetëm në vlerat e vërteta të demokracisë.
“PD është një parti e cila ka për qëllim të ndjek gjithë rregullat e deemokracisë. Ne jemi në pritje të zhvilimeve, patjetër që komuniteti shkodran do të jetë I lirë në zgjedhjen e kryetarit të ri. Ne e pamë shumë mirë që të gjithë shkodranët e braktisën gjithë këtë frasë.”
Si fillim protestuesit janë mbledhur përpara Prefekturës aty ku mendohej se do të bëhej konstituimi I këshillit Bashkiak, por sipas tyre protestuesit do të lëvizin.
Ndërkaq forca të shumta polici janë në vendngjarje edhe pse deri më tani protesta duket e qetë.