Është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme drejtuesi i mjetit i cili aksidentoi për vdekje 2 gra dhe la në gjendje të rëndë një të mitur.
Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit O.B, 47 vjeç, agjent doganor pasi i ka aksidentuar 3 personat është larguar nga vendi i ngjarjes, por e gjithë kjo nuk ka zgjatur shumë sepse policia ka mundur ta arrestoj jo shumë larg nga vendi i ngjarjes.
Tani më drejtuesi i mjetit ndodhet në komisariatin e Devollit për veprime të mëtejshme hetimore dhe dyshohet se në kohën kur ka ndodhur aksidenti ka qenë në gjendje të dehur.
Ndërkohë që trupat e viktimave janë ende të shtirë në rrugë dhe të paidentifikiuar për shkak të dëmtimeve të shumat që kanë marrë. Me urgjencë është transportuar i mituri i cili ndodhet në gjendje të rëndë.