Përhapja e shpejtë e infeksionit të koronavirusit në Shkodër ngriti alarmin tek strukturat vendore dhe ato qendrore.
Në shumë pak ditë Shkodra arriti të numëronte 45 të infektuar duke u bërë një nga vatrat ‘më të nxehta’ në vend të kontaminimit me COVID 19 çka ‘detyroi’ ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj ti drejtohej Shkodrës për të parë nga afër situatën ku sigurisht u përplas verbalisht në distancë dhe me kryebashkiaken Voltana Ademi. I pari e akuzonte për neglizhencë dhe paaftësi në menaxhimin e situatës, e dyta i drejtonte gishtin qeverisë për neglizhencë ndaj qytetit veriperëndimor. Në fund nisi administrimi më i rreptë i tregjeve, masat në distancimin social dhe këto me sa duket dhanë dhe frytet e para, ose zyrtarisht të paktën kjo vatër po shuhet.
Sipas burimeve të fundit për faxweb.al në 24 orëshin e fundit në këtë qytet nga 23 mostrat e marra nuk ka rezultuar asnjë pozitiv duke rritur shpresat se zinxhiri i të kontaminuarve të shkkëputet sa më shpejt.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 196 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste