Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E deklaruan si vetëvrasje, policia arreston 38-vjeçarin të dyshuar për vdekjen e vëllait

Është vënë në prangat e Policisë në Hanin e Hotit pas 6 vitesh si i shpallur në kërkim një 38-vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e të vëllait.

Bëhet me dije se në vitin 2014 ka vdekur nga plumbi i një arme zjarri shtetasi K. Sh., i cili në momentet e para  është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Ndërkohë më datë 17 .02.2020, ndaj shtetasit M.SH., Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, , pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij.

Njoftimi i Policisë:

Policia kufitare ndalon një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në  dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para  është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *