Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E çuditshme ajo që ndodh në zyrat e Hipotekës, për çfarë të shkarkojnë nga puna

Në të gjitha institucionet e vendit apo ambientet publike pirja e duhanit është e ndaluar me ligj. Së fundmi edhe nga qeveria janë shtuar masat,  të cilat parashikojnë gjobë deri në 50 mijë lekë   për personin që e konsumon në këto ambiente.

Por e çuditshmja  po ndodh në Zyrat Qëndrore të Hipotekës në Tiranë. Ashtu si në çdo institucion edhe këtu është lajmërimi që prirja e duhanit nuk lejohet brenda këtyre ambienteve. Madje është e detyrueshme me ligj se në institucionet  vendosja e lajmërimit që duhani nuk lejohet. 

Por te Zyrat e Hipotekës në Tiranë përveç këtij njoftimi theksohet se  ata punonjës që e pinë në ambientet e punës shkarkohen edhe nga detyra.

“Pasoja që sjell pirja e duhanit në ambientet e institucionit është shkarkim nga detyra”, thuhet në lajmërimin e Hipotekës, teksa është e printuar edhe logoja kundër duhanit. 

Të gjithë e dimë që duhani nuk është i mirë për shëndetin, madje dhe të vret  por që të largoka nga puna, kjo nuk dihej. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *