Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E BUJSHME nga Spanja/ Gjendet nëndetësja e parë që do përdorej për trafik droge, sekuestrohen mbi 3 ton kokainë

Policia e Spasnjës në bashkëpunim të ngushtë me Europol dhe zbatimin e ligjit nga pesë vende të tjera, kanë kapur në qytetin e Malaga-s anijen e parë gjysmë-zhytëse që po ndërtohet në territorin Evropian, me synim trafikimin e lëndëve narkotike. Anije të ngjashme të kapura në të kaluarën kanë qenë gjithmonë të prodhimit të Amerikës Latine.

Sekuestrimi u bë në kuadrin e operacionit FERRO, një operacion i nivelit të lartë që shkatërroi një grup të madh të trafikut të drogës.

Mbi 300 oficerë policie kryen këtë operacion në Spanjë, mbështetur nga Policia Kombëtare e Kolumbisë (Policía Nacional de Columbia), Policia Kombëtare Hollandeze (Politie), Policia Gjyqësore Portugeze (Polícia Judiciária), Agjencia Kombëtare e Krimit e MB dhe SH.B.A. Dogana dhe Mbrojtja e Kufirit, me aktivitet ndërkombëtar të koordinuar nga Europol.

REZULTATET E OPERACIONIT FERRO

47 bastisje shtëpish të kryera në qytetet spanjolle të Tarragona (6), Barcelona (11), Gerona (3), Málaga (11), Castellón (4), Valencia (2), Murcia (7), Cádiz (1), Granada (1) dhe Badajoz (1);

52 individë të arrestuar;

2 varka të sekuestruara: një anije gjysmë-zhytëse në Malaga dhe një skaf me vlerë mbi 300 000 € në provincën e Murcia;

Mbi 3 ton kokainë e sekuestruar, së bashku me 700 kilogramë hashash dhe mbi 100 000 € në para të gatshme.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.