Bayern Munchen nuk ka ndërmend të qëndrojë më pasiv. Ekipi gjerman duket se do të rikthehet në fushë dhe diçka të tillë do ta bëjë nga dita e hënë e javës së re.
Gjermania e ka përballuar mjaft mirë luftën me COVID-19 dhe kjo është arsyeja se pse klubi gjerman ka vendosur të zbresë në fushë. Nuk flitet për një stërvitje normale, por sipas asaj që shkruar Kicker, stafi teknik ka ideuar një stërvitje të veçantë.
Skuadra do të ndahet në grupe të vogla dhe do të stërvitet e ndarë në këto grupe. Në kushte të tilla do të ruhet distancimi mes futbollistëve dhe nuk do të rrezikohet shëndeti i askujt.