AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“E bëjnë se kanë qëllim të caktuar”, Bushati në krah të Metës: Të merremi me provat, jo me qëllimin që ka presidenti

Analisti i njohur Andi Bushati duket se i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta në betejen me qeverine për Gjykatën Kushtetuese.Teksa ishte i ftuar në studion e Top Talk ai tha se nuk është momenti që të merremi me qëllimin personal të Ilir Metes por me thelbin që paraqet problemi pasi mazhoranca me në krye Edi Ramën, janë duke tentuar për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Duke përmendur si fakte falsifikimin e letrave dhe botimin e fletoreve zyrtare në vendime që ligji nuk ja kërkon, por që janë hapur në shkelje të saj, Bushati akuzoi se pjesë e organeve drejtuese të VETTING-ut janë persona shumë të afërt të kryeministrit Edi Rama.

Pse një zinxhir i tërë brenda mazhorancës që nga Kuvendi deri tek Ministria e Drejtësisë, falsifikojnë letra dhe botojnë fletore zyrtare vendime që as ia kërkon ligji dhe që janë në shkelje të ligjit. Pse e bëjnë? E bëjnë për qejf? Jo. E bëjnë se kanë qëllim të caktuar, të kapin Gjykatën Kushtetuese. Pse ftojnë “venecian” në Tiranë dhe pa pritur vendimin e Venecias thonë nuk do të betohet më gjykatësi kushtetues tek presidenti. Ka një qëllim dhe për këtë. Ky qëllim ka një paragjykim, siç e kanë mbushur reformën në drejtësi me njerëzit e tyre me VETING që bëhet në mënyrë selektive, me emërime të njerëzve që janë shumë pranë qeverisë në organe drejtuese të VETTING-ut”, u shpreh analisti.

Në studio pati dhe një ndërhyrje nga gazetari Denis Dyrnjaja, i cili e pyeti drejtpërdrejti Bushatin, duke marrë një shembull për ta bërë dhe më të qartë për publikun:

“Zoti Bushati, nëse ju dëshironi ta kapni institucionin  për veten tuaj, ne jemi dy palë unë dhe ju. Unë do të doja ta kapja për veten time nuk do të dëshiroja t’ua lija juve institucionin apo jo. Kjo është beteja që po ndodh në fakt”, pyeti gazetari

“Në qoftë se ne të dy jemi të dy hajdutë dhe vendosim të vjedhim një dyqan buke. Në burg shkon ai që e vodhi bukën jo ai që e ka mendimin se e vodhi bukën, jo ai që ka mendimin se mund ta vidhte bukën. Përballë fakteve është, kush ka kryer akte që janë në shkelje të ligjit, besoj se këtu bëhet i qartë problemi”, u përgjigj analisti.

R.G/FAXWEB.AL

 

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *