Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

E ardhmja e sulmit kuqezi në duar të sigurta, Xhakomo Vrioni i fal tre pikë Juventusit në frymën e fundit

Xhakomo Vrioni ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e 23-vjeçarëve të Juventusit.

Sulmuesi i Kombëtares, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Juventusin në minutën e 92, ndaj skuadrës së Karreses në Serinë C.

22-vjeçari ka shndërruar në gol një penallti të fituar në fundin e ndeshjes, duke i dhënë kështu fitoren bardhezinjve, e cila i ngjit në vendin e tetë.

Shqiptari tregon kështu se është rikthyer në formë të mirë, pas dëmtimit, i cili e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Ky është goli i dytë sezonal i Vrionit me Juventusin U-23, teksa është aktivizuar në 6 ndeshje.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.