Súlmuesi boshnjak, Edin Dzeko, ka arritur marrëveshje për një transferimin në Torino te Juventus.
Súlmuesi 34 vjeçar, që aktualisht luan te Roma, pas largimit të Higuain, ka përfunduar në radarët e “zonjës së vjetër”.
Sipas Calciomercato, është arritur marrëveshja për kalimin e Edin Dzeko-s te Juventus për shumën e 15-20 milionë euro. Pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe kalimi i Mattia De Sciglio-s te Roma për një shumë ende të pa konfirmuar.
Kështu pas pesë sezonesh të kaluar te klubi i Roma-s, Edin Dzeko lë shiritin e kapitenit dhe pozitën e titullarit për një klub ku do jetë rezervë e dyshes Dybala – Ronaldo.