Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Dyshoj që ju keni qenë në protestën e 21 janarit”, plas debati në emision pas deklaratës së deputetit Hyseni. Gazetari heq mikrofonin dhe…

Dosja e 21 Janarit është tema që nxiti debate në shumë studio televizive. Deputeti socialist, Alket Hyseni u përplas me gazetarët Juli Xhokaxhi dhe Koloreto Cukali në emisionin ‘Politikon’, ku ngriti pikëpyetje nëse kishin dijeni apo kanë qenë prezentë në protestën e 10 viteve më parë.

Kaq mjaftoi që Cukali në shenjë proteste të hiqte mikrofonin live dhe të largohej nga studio.

Alket Hyseni: E dyshoj që keni qenë në protestën e 21 janarit?
Koloreto Cukali: Jo, jo, do iki. Zotëria po vë në dyshim integritetin tim.
Alket Hyseni: Jo dyshoj sepse po të kishe qenë atje, do të bëhej mishi kokërr me këtë logjike.

Koloreto Cukali: Unë me njerëz si ju nuk ulem në tavolinë. Vazhdoni bëni propagandë. Unë jam këtu sepse më ka ftuar Fredi, por me njerëz si ju nuk ulem dhe bisedoj. Ju sulmin e keni metodologji.
Alfred Lela: Dëgjo një sekond, po hakmerresh me Hysenin por po ma bën mua.
Koloreto Cukali: Është e drejta ime të dyshoj. Nuk akuzoj askënd, por të dyshoj mundem.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *