Gazetari Ylli Dylgjeri, ka reaguar lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për “Vetting Politik”, si mënyra e vetme për pastrimin e politikës nga krimi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dylgjeri shprehet se tashmë Komisioni i Venecias në Tiranë ka një alternativë serioze për të mbështetur.
“O TE PASTROJME POLITIKEN,
O TE PASTROJME MAFIAN!
Komisioni i Venecias në Tirane ka tashmë
një alternative serioze për të mbështetur.
Ose të pranojë propozimin e PD-së që politikanët ta kalojnë edhe ato Vettingun,
ose përndryshe të zbatojnë Kodin Etik të
Mafias italiane i cili thotë:
“Nuk mund të hyjë për të bëre pjesë në Cosa Nostra kush ka një të afërm në forcat e ndryshme të rendit, kush ka tradhëti sentimentale (nëse e tradhton gruaja) në familje, kush ka një sjellje të keqe dhe nuk i përmbahet vlerave morale”.
Me një fjalë ky vend ka përpara këto zgjidhje,
o pastrojmë politikën, o të pastrojmë mafian!”, – shkruan Dylgjeri.
(B.B/ Faxweb.al)