
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo ka folur për librin e saj dhe mes të tjerash dhe për marrëdhënien me miliarderin rumun, Dragos Savulescu dhe planet për fëmijë.
Angela dhe Dragos kanë dy vite të martuar. Ato e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre një ceremoni në Las Vegas. Që një familje të jetë sa më e plotë duhen patjetër edhe fëmijët, andaj në studio është prekur dhe kjo temë. Modelja ka treguar se do donte të kishte një fëmijë ama si fillim kërkon që të jetë mjaftueshëm e përgatitur për një fazë të tillë.
“Ndoshta po, por unë për shembull nuk jam që të martohem dhe të bëj fëmijë. Unë i dua fëmijët, por dua të jem gati se është e thjeshtë të bësh fëmijë, por unë dua ta rris tamam. Më duhet energjia ime që ta rris atë fëmijë. Dua të jem e përgatitur. Nuk dua që fëmija im të rritet me gjëra normale ça mësojnë në shkollë. Gjëja e parë që do i mësoj fëmijës tim është pse i ndjejmë këto mendime? Nga vjen ankthi, frika, nga vjen dashuria? Ne shkojmë në shkollë dhe askush nuk të thotë nga ke ardhur, ça është puna jote në këtë botë e ku do të shkosh. Unë kam pasur shumë ankth me këto pyetje në jetën time dhe do kisha dashur t’ia mësoja edhe fëmijës tim”, u shpreh Angela Martini.
- Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes7123 votes 52%7123 votes - 52% of all votes
- PS 29%, 3960 votes3960 votes 29%3960 votes - 29% of all votes
- Nuk do të votoj 9%, 1277 votes1277 votes 9%1277 votes - 9% of all votes
- LSI 5%, 665 votes665 votes 5%665 votes - 5% of all votes
- Të tjera 4%, 564 votes564 votes 4%564 votes - 4% of all votes