Dy persona kanë rënë në prángat e pòlicisë pasi dyshohen si autorët e një vjèdhje të madhe në automjetin tip “Range Rover” të një personi në Tiranë. Pòlicia ka finalizuar operacionin “Kombinacioni” dhe ka árrestuar dy të rinj, të identifikuar si D.H., 27 vjec, banues në Tiranë dhe G.K., 44 vjec, banues në Tiranë.
Árrestimi i tyre u bë në qytetin e Fierit dhe u sèkuestruan në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë të reja dhe 50 mijë franga.
Njoftimi i pòlicisë: Finalizohet nga Komisariati i Pòlicisë Nr. 2, operacioni pòlicor “Kombinacioni”. Zbardhet në kohë rekord vjèdhja e një shume të madhe parash në automjetin e shtetasit F. B. Identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pránga 2 autorët e dyshuar. Sèkuestrohen në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.
Strukturat për Hetimin e Krímeve të Komisariatit të Pòlicisë Nr. 2, pas denòncimit të marrë nga shtetasi F. B., se më datë 22.05.2020, rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjèdhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën per zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje. Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit pòlicor të koduar “Kombinacioni”, u bë árrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht:
D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Pròdhimi dhe shitja e lèndëve nárkotike”; G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dènuar më parë për veprën penále “Vjèdhje.”
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjèdhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.
Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sèkuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën pènale “Vjèdhja”.