Një 68-vjeçar është árrestuar nga ana e Polícisë në Durrës, për shkak se një punëtor është rrëzuar teksa ishte duke kryer punime në hotelin e tij.
Polícia njofton se ka árrestuar shtetasin B. S., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke punuar në hotelin në pronësi të tij, është dëmtuar shtetasi R. M., 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i polícisë: Árrestohet një 68-vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Specialistët për Hetimin e Krímeve në Stacionin e Polícisë Plazh árrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke punuar në hotelin në pronësi të tij, është dëmtuar shtetasi R. M., 63 vjeç (punëtor), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. (E.K/Faxweb.al)