Armand Duka ka zhvilluar një video-konferencë virtuale ditën e sotme, një ditë pas lajmit të madh se një finale europiane do të luhet në “Arena Kombëtare”. Kreu i FSHF-së u ndal edhe në gjëra të tjera, që kanë të bëjnë me futbollin shqiptar.
Finalja e “Confernce League” në “Air Albania” – “Sjellja e një finaleje europiane në Shqipëri nuk është benefit vetëm për futbollin shqiptar apo stadiumin, por një gjë e mirë për të gjithë Shqipërinë. Covid-19 na detyron mos jemi bashkë fizikisht që të komunikojmë. Rruga për të ardhur deri në vendimin final të Komitetit Ekzekutiv nuk ka qenë e lehtë.
Kemi bërë një lobim të gjatë, dua të falenderoj grupin e punës. Këtë gjë e kemi bërë edhe më parë për fianlen e Superkupës por nuk ia kemi dalë. Vijuam më tej me gjithë kriteret, duke pasur dashamirësinë edhe të UEFA-s.
Është hera e parë që zhvillohet në histori dhe kjo na bën ta pëlqejmë më shumë, edhe pse për herë të parë zhvillohet në Tiranë. Do të marrin pjesë të gjitha skuadrat europiane jo ato të Ligës së Kmapioneve apo të Europës. Jemi të aftë dhe do ta organizojmë mirë. Qeveria dhe institucionet na janë përgjigjur, që nga aeroporti, transporti, hotelet. Do t’ia dalim dhe do ta bëjmë mirë, duke konfirmuar se Shqipëria e futbollit është në Europë”.
Kërkesat e klubeve – “Nuk dua ta besoj se ishte lojë për fillimin e garës. Rikthimi në fushë u bë edhe me kontributin tim, për ta zgjidhur gjithçka si partnerë. Dua ta besoj se ka akoma ditë deri më 31 dhjetor për të plotësuar kërkesat. Janë kërkesa minimale dhe kryeministri e priti mirë dhe Shqipëria duhet ta ketë atë fond. Nuk bëhet fjalë për ndonjë shifër që e cënon buxhetin e shtetit shqiptar.
Shenja nuk ka pasur, por le të mendojmë se qeveria ka pasur shumë halle dhe do nisë të mendojë për ne sërish. Personalisht nuk kam qenë për bojkot as kur filloi dhe nuk jam as për të ardhmen. Padyshim, duhet të sensiblilozjmë çdo indicvid ose parti politike që të bëjë detyrën e vet. Institucioni i futbollit nuk kërkon lëmoshë, por që të bëjnë detyrën dhe atë për të cilën janë zgjedhur.
Sporti nuk është vetëm një pasion, por edhe shëndet, një degë e ekonomisë që i jep shumë buxhetit të shtetit. Ato 2-3 kërkesa që kanë klubet për ligjin e sponsorizimit nuk do na çojnë në nivel maksimal të menjehershëm, por do t’i sigurojnë sportit mbijetesë”.
Deklarata e zëvendësministrit grek për fianlen e “Air Albania” – “Nuk e di çfarë është thënë në Greqi. Nuk besoj se ka të drejtë ai që e ka thënë. Kemi aplikuar dhe kemi qenë seriozë. Na u besua dhe ju garantoj se do ta kryejmë në mënyrë të shkëlqyer organizimin e finales së “Conference League”.
Fusha e stadiumit – “Nuk donim të kishim bar artificial. Provuam natyral dhe nuk doli diçka e suksesshme. Nuk mund të jetë në gjendje të përballojë as ndeshje të kampionatit shqiptar dhe aq më pak një finale europiane, që do një fushë 10 me yll. Do nisim punën për përmirësimin e fushës.
Do vendoset impiant ndriçimi, që ndihmon në ngrohjen e fushës, si dhe një impiant ventilimi. Nëse bari nuk do të jetë në gjendje të mirë në fillim, atëherë do të kalojmë te tapeti me bar hibrid. Kështu e kishim menduar dhe është më mirë natyrali. Nëse nuk ia dalim, do të kalojmë te bari hibrid”.