Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur mbrëmjen e sotme për skandalin me publikimin e të dhënave të mbi 900 mijë shqiptarvëe.
Në një lidhje live në Instagram, Bushati deklaroi se ky duhet të ishte prioriteti numër 1 i ish-qeverisë së tij, e cila duhet që të sqarojë opinionin për çfarë bëhet fjalë, të bëhet një hetim administrativ i pavarur, dhe të pezullohet drejtuesit e institucioneve përkatëse deri në përfundim të këtij hetimi.
Ndër të tjera, ish-Ministri theksoi se kjo do të ndikojë se kjo është çështje që ka impakt mbi ekonominë. Mund të penalizojë investimet e huaja dhe praninë ndërkombëtare.
“Dua të bëj një sqarim, për mua si jurist dhe qytetar, e jo si politikan është e rëndësishme. Në Kushtetutën e 1998 për herë të parë është sanksionuar si një nga të drejtat themelore, të drejtat me mbrojtjen e të dhënave personale e trajtimin e tyre. Nga 98 e më pas është plotësuar kuadri ligjor e institucional që e trajton. Edhe për të dhënat sensitive. Ka regjim mbrojtës edhe më të fuqishëm se të dhënat personale.
Edhe si socialist jam disi krenar që ky koncept që ka qenë i panjohur për Shqipërinë është inkorporuar në kushtetutën e 1998, ishte produkt i PS se opozita e asojkohe e bojkotoi.
Duhet të jemi progresistë në vlera, radikalë në sjellje, edhe duhet të jemi reformistë në metodë. Progresistë në vlera sepse si unë që militoj në parti politike të qendrës së majtë, ku hyn trajtimi i të dhënave personale.
Radikal në sjellje, ka debat të mëdh, kam lexuar se Prokuroria ka nisur hetimet. Unë do të preferoja, ne të gjithë secilës parti, të ishim të shqetësuar në rast se të dhënat personale kanë dalë në shesh, jo këtu, por portalet e ndryshme. Në këtë pikëpamje më vjen keq që s’ka nisur hetimi administrativ. Nuk vë gishtin cilin institucion e ka fajin. Nuk di që të ketë mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Apo mbledhje të drejtorëve të entëve që merren me këto të dhëna. Duhet të ishte shqetësimi numër 1 i qeverisë dhe zyrtarëve të qeverisë, të dhënat kanë rëndësi absolute.
Është çështje që ka impakt mbi ekonominë. Mund të penalizojë investimet e huaja dhe praninë ndërkombëtare. Kur shkova në Izrael, e di çfarë më tha ministri aty, sa inxhinier keni apo sa matematicien nxirrni në Shqipëri? Biznesi i të dhënave është biznesi më fitimprurës, lufta nuk bëhet me armë por me të dhëna. Gjithkush e di mirë rëndësinë e kësaj. Duke qenë anëtar i NATO nuk mund të mohojmë këtë gjë. Të sqarojmë opinionin për çfarë bëhet fjalë, drejtuesit e institucioneve të pezullohen derisa të kryhet hetimi administrativ i qeverisë. Të jetë hetim i pavarur, më pas nëse i përket drejtësisë le të merret ajo. Edhe unë kam apsur bazë të dhënash, por jo të dhënash personale. Jo ato që kam parë tek media apo portale të ndryshme. Është çështje shumë e rëndësishme.”– tha Bushati.
(E.H/Faxweb.al)