Në orën 20:45 luhet përballja Shqipëri-Skoci në stadiumin “Loro Boriç”, një duel i vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Burime për Fax News zbulojnë se të paktën 8000 bileta janë shitur deri më tani, 2000 prej të cilave i kanë blerë tifozët e Skocisë.
Pak momente më parë skuadrat publikuan edhe formacionet zyrtare ku trajneri i kombëtares, Panuçi kishte bërë edhe ndryshime thelbësore dhe vihej re 2 mungesa të rëndësishme, ajo e Hysaj dhe Balaj. (J.D/Faxweb.al)