Nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Instagram”, ish-i dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew, ka zbuluar se ka blerë shtëpinë e tij të parë.
Shefi i njohur i kuzhinës ka treguar gjithashtu se gjëja e parë që do të bëjë në shtëpi, është pikërisht kuzhina.
Ajo që bie në sy te postimi i Isaac është komenti i babait të këngëtares së famshme, Dukagjin Lipa. Ky i fundit e komplimenton për arritjen dhe i uron suksese të mëtejshme.
Edhe pse romanca e Duas dhe Isaac ka pak që ka marrë fund, duket se ish-vjehrri ka po të njëjtin respekt për kuzhinierin si dikur.
Nga ana tjetër, Dua vijon të shijojë historinë e dashurisë me modelin e njohur, Anwar Hadid.