AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Drogë, armë dhe municione, si u vunë në pranga dy kryepleqtë në Vlorë

Një operacion i koduar “Mifoli”, i policisë se Vlorës, ka bërë të sekuestrohen lëndë narkotike, një armë zjarri dhe municione si dhe te vihen në pranga 2 shtetas, te shpallet në kërkim 1 tjetër dhe procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
  • një armë zjarri automatik
  • 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *