Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Drithëruese/ Me maskë oksigjeni dhe në betejë me virusin, Çun Laçi përkujton vajzën e ndjerë: Zoti ma çoi sëmundjen e dy lule nuk t’i solla

Aktori Çun Lajçi, i cili ndodhet i shtruar në repartin e Pulmologjisë në Kosovë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes sëndetësore post-Covid, ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë në ditën e lindjes së saj.

Përmes një postimi në facebook, teksa shihet me maskë oksigjeni dhe i shtruar në spital, Lajçi drithëron me fjalët kur shprehet se për shkak të sëmundjes, nuk mundi dot të shkojë te varri i vajzës.

“A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!”, ka shkruar Lajçi në Facebook.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.