Është ekstraduar nga Italia 39-vjeçari Dritan Karaj, i cili akuzohet se ka vrárë kunatin e tij. Po ashtu ai akuzohet dhe për rrëmbimin dhe heqjen e lirisë për një person, në bashkëpunim me Durim Bamin, ndërsa qendronte prej 15 vitesh në arrati. Karaj nga Kruja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej shumë vitesh, dhe árrestimi i tij u bë i mundur në Itali, disa muaj më parë.
Ka qenë Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, ajo që e ka dënuar me 19 vjet bùrgim për veprat penale “Vrásja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ármëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”.
Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrárë me ármë zjárri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T.
Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë. Kapja dhe árrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.
(E.K/Faxweb.al)