Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Altin Basha drejtori i ri i Teatrit Eksperimental, flet Kiço Londo: Ndihem i trishtuar, më larguan nga shtëpia ime

Altin Basha këtë të martë është prezantuar si Drejtori i ri i Teatrit Eksperimental. Në marrjen e postit të tij ka qenë prezent ish-drejtori Kiço Londo dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Londo e komenton lënien e postit të drejtorit të teatrit Eksperimental sikur të ishte një largim nga shtëpia e tij, ku shton se nuk ka qenë ndonjëherë drejtor dhe se ka pasur një marrëdhëmnie shumë të afërt me artistët.

“Ndihem i trishtuar dhe i keqardhur që më duhet të largohem, ndihem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime, kemi ndërtuar 10 salla në kryeqytet por kjo është ajo që më dhemb më shumë sepse kemi bërë një transformim të madh. Unë nuk jam drejtor nuk kam qenë sepse drejtorët nuk janë si unë.

Dua të falenderoj artistët dhe publikun e të gjithë ata që më zgjatën dorën në këtë transformim të Teatrit Eksperimental. Dua të falënderoj median që na ka mbështetur dhe ka vënë re kritikat lidhur me problematikat që kemi pasur”,-  tha ish-drejtori i Teatrit Eksperimental

Ndërkohë Drejtori i ri i Teatrit Eksperimental, Altin Basha shprehet se ka punuar me artisët të rinj dhe se ka një farë eksperience në këtë fushë.

“Është pozicion ku kam një farë eksperience. Kam menduar si mund të reformohet teatri shqiptar ky është elementi që më bëri të merrja pjesë në konkurs”, është shpreur ndër të tjera Altin Basha.

(E.G/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.