Emergjencat Civile kanë refuzuar kontrollin e KLSH për auditim me përgjigjen se “Drejtori i emergjencave Civile Haki Çako është me pushime deri në datën 9 gusht.
Kjo përgjigje i është kthyer institucionit të KLSH duke mos lejuar kontrollin e dokumentacionit të tenderimeve për paisjet që lidhen me emergjencat.
Në një kohë që në të gjithë Shqipërinë zjarri ka shkaktuar dëme të shumta,dhe për shuarjen e vatrave të zjarrit, janë angazhuar jo vetëm institucione por edhe qytetarë të thjesht deri te fëmijët ,kreu i emergjencave Civile Haki Çako vazhdon pushimet.
I pyetur në lidhje me këtë situatë, kreu i KLSH, Arben Shehu ka konfirmuar se kjo ka qënë përgjigja e institucionit të emergjencave civile se nuk mund të auditojnë në institucion pa u kthyer drejtori i përgjithshëm. Kryetari i KLSH ,Arben Shehu i ka bërë thirrje kreut të emergjencave civile, Haki Çako që të kthehet në detyrë për shuarjen e vatrave të zjarrëve sepse situata është problematike, si dhe te mos bllokojë kontrollin në institucionin e tij.
Kontrolli i KLSH u ngrit pas situatës së krijuar në vënd me zjarret ku shumë operacione për shuarjen e tyre, realizoheshin me mjete rrethanore.
(E.H/Faxweb.al)