Prindërit e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer”, kanë dalë në protestë sepse fëmijët e tyre I kanë transferuar që të zhvillojnë procesin mësimor në dy shkolla të tjera pasi në këtë shkollë po bëhen punime të panevojshme sipas tyre për rikonstruksionin e palestrës.
Fëmijët që mësojnë në këtë shkollën u shprehën se kushtet në këtë shkollë janë optimale dhe se nuk janë dakort me transferimit të tyre në shkolla të tjera deri në përfundimin e rikonstruksionit të palestrës.
Nga ana tjetër prindërit e tyre njoftuan se ky transferim përbën rrezik për fëmijët për shkak të largësisë me banesat dhe mungesës së transportit.
“Drejtoresha ka dalë nga dera e pasme jo nga ajo kryesore. I bëj thirrje drejtoreshës dhe mësuesve duke i pyetur a keni fëmijë vetë. Ku ti çojmë tani fëmijët në mes të dimrit nëpër rrugica nëpër të cilat kemi frikë të kalojmë ne të rriturit dhe të mendosh që kjo po bëhet vetëm për rikonstruksionin e një palestre kur kjo mund të bëhet gjatë pushimeve verore. Nesër fëmijët do të bojkotojnë mësimin nëse ky vendim nuk anullohet, kjo thjeshtë dhe vetëm që ne të dëgjohemi për interesin më të lartë të fëmijëve”, – u shpreh njëri nga prindërit.
Për fëmijët e shkollës “Gustav Mayer”, është caktuar që gjysma të zhvillojnë procesin mësimor në shkollën “Naim Frashi” dhe gjysma tjetër në atë “Drita Pelingu” deri në përfundimin e rikonstruksionit të palestrës në shkollën e tyre.
Sipas prindërve problem është çështja e transportit, e kurseve që ndjekin fëmijët tanë si dhe e sigurisë së tyre.
Ata u shprehen se janë të vendosur që fëmijët e tyre të bojkotojnnë mësimin deri në anullimin e këtij vendimi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)