AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Dosja e Bashës bllokohet në Prokurori, Braçe shpërthen ndaj prokurorëve: Vendim i turpshëm dhe i neveritshëm!

Ndërkohë që dosja e hetimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së gjendet aktualisht e bllokuar në Prokurorinë e Tiranës ka reaguar zvëndëskryeministri Erion Braçe.

Dosja ka mbetur e bllokuar pa një vendimmarrje finale për shkak se një nga tre prokurorët nuk kanë firmosur njoftimin e përfundimit të hetimeve.

Nisur nga ky bllokim ka reaguar zv. kryeministri Erion Braçe duke sulmuar prokurorët dhe duke e cilësuar vendimin qesharak, të turpshëm dhe të neveritshëm.

“E kane bere tani, me nxitim, para ngritjes se Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit,
lende e se ciles kjo ceshtje eshte, PER TA MBYLLUR, VARROSUR! Sic i varrosen Kalimashin, Levan-Tepelenen e Levan-Vloren, vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit!”- shkruan ndër të tjera Braçe.

Më tej Braçe vijon sulmin duke u shprehur se “Prokuroret pranojne se, Lylzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ, por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA.”

Postimi i plotë

PO 625 MIJE DOLLARE NGA DOLEN??!! Koli, Kloli, Tani, Toni, Tela, Lela, me lejen tuaj,
a mund te flase per keto parate? Duken shume para, duhet folur apo jo? Atehere, vendimi i sotem i dy prokuroreve eshte qesharak, i turpshem dhe i neveritshem!
PROKURORET NUK KANE HETUAR, NUK KANE BERE AS AQ SA KANE BERE GAZETARET NE SHQIPERI,
SHBA E SKOCI!
DY PROKURORET, JANE PERDORUR MU ASHTU SIC THOTE PD NE TRAKTIN E SAJ; PER TE PASTRUAR IMAZHIN E LYLZIM BASHES DHE PARTISE SE TIJ NGA NJE KRIM QE JA BEN MUUUUUU!

E kane bere tani, me nxitim, para ngritjes se Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit,
lende e se ciles kjo ceshtje eshte, PER TA MBYLLUR, VARROSUR! Sic i varrosen Kalimashin, Levan-Tepelenen e Levan-Vloren, vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit!

Te gjitha krime te parashikuara ne ligj, por te pandeshkuara kurre prej prokuroreve e gjykatesve te tij;
PERMBARUESI I PUNEVE TE NDYRA TE LYLZIM BASHES, NJE ISH ZYRTAR I KORRUPTUAR I QEVERIVE KU AI ISHTE PJESE, JA DOLI SERISH.
Vini re; Prokuroret pranojne se, Lylzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ,
por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA.
Nuk kane marre as letrat qe i kane marre te gjithe gazetaret, te gjithe! Eeej, jo deshmine e Nik Muzin,
por as letrat qe ai ka depozituar ne Departamentin e Drejtesise!
A e kuptoni se cfare hetimi leshi kane bere? Pyetja ishte dhe eshte: NGA DOLEN 625 MIJE DOLLARE QE
NIK MUZIN KA DEKLARUAR TE PAGUARA NGA PD NE SHBA?
Prokuroret as kane marre deklaratat, as kane numeruar parate, as kane hetuar per burimin e tyre!
Thone qe ka falsifikuar formularin, por nuk thone per sa para behet fjale, nuk thone as cili eshte burimi i parave.

Ato para jane paguar, jane deklaruar te paguara ne SHBA! Prokuroret, me vendimin e tyre, thjesht i kane “pastruar” sot, sic Lylzim Basha ka kerkuar!

Turp e faqja e zeze! Nuk i hidhni dot hi syve kujt, ceshtja eshte shume e thjeshte, e bere fije fije si krim,
publikisht, kudo!

Fjalët Kyce

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *