Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dosja Çapja/ Zbardhet dëshmia e nënës së Gentian Beqirit: Çfarë ndodhi ditën e vrasjes

Behije Neziri, nëna e Gentian Beqirit dhe bashkëshortja e Nezir Beqirit, të vrarë brenda në banesë në 15 gusht 2012, është një nga dëshmitaret kryesore të dosjes penale ku janë arrestuar anëtarë të grupit kriminal “Çapja”.

“Ora News”, siguron të plotë dosjen, në të cilën pasqyrohet rrëfimi i Behije Nezirit (Arapi) dhe djalit të saj Saimir Beqiri, edhe ky i mbetur i vrarë në muajin prill 2016. Gruaja e moshuar ka treguar gishtin pikërisht mbi anëtarët e familjes Çapja, pasi sipas saj janë e vetme familje që kanë hasmëri dhe marin kërcënime.

Në të njëjtën sinkron me nënën, ka qënë dhe djali tjetër i saj, Saimir Beqiri, i mbetur i vrarë 4 vite më vonë. Ndërkohë në 21 qershor 2017, tentohet të vriten dy vëllezërit e tjerë të Gentjanit, Arben Beqiri dhe Gani Beqiri, por atentatorët kanë dështuar.

Arapi ka deklaruar në prokurori se:…kam dalë atë ditë mëngjes me qëllim për të bërë pazarin.

Në banesë ka lënë burrin e saj Nezirin dhe djalin e saj Gentian Beqiri. Kur ka dalë, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur nga brenda me shul nga burri i saj Neziri dhe për këtë është shumë e sigurtë. Kjo gjë bëhej me qëllim që të ruhej Gentiani nga hasmëritë, pasi sipas saj, familjarë të fisit Çapja mund ta vrisnin. Sipas saj dera nuk u hapej kurrë personave të panjohur prej tyre. Ato përpara se të hapnin derën bënin konstatimin dhe pasi bindeshin që personi ishte i njohuri i tyre bënin hapjen e derës. Dera e tyre nuk qëndronte e hapur për rrethanat e përmendura më lartë.

Behije Arapi ndër të tjera ka deklaruar se: …në banesën e tyre gjatë kohës që Gentiani ishte në masën e sigurimit “arrest në shtëpi” si i dyshuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Sokol Çapja, në banesë kanë shkuar shpesh Etjen Cani, Lorenc Skilja, të dy banorë të lagjes “Çlirimi”, Elbasan.

Ajo deklaron se Etjeni dhe Lorenci shkonin pothuajse çdo ditë tek Gentiani dhe këtyre personave dera ju hapej sa herë që ata trokisnin, pasi ata ishin bërë si të shtëpisë.

Në deklarimin e saj, Behije Arapi hedh dyshime se bashkëpuntorë në këtë ngjarje janë Etjen Cani dhe Lorenc Skilja, për faktin se asnjë person i panjohur nuk kishte mundësi të futej në banesë te Gentiani, pasi dera hapej në momentin që ishin bindur se personi ishte i njohuri i tyre.

Ajo deklaron se Etjen Cani dhe Lorenc Skilja nuk kishin shkuar në varrimin e Gentjanit pas ngjarjes dhe as nuk kishin shkuar për drekë sipas zakonit dhe kjo i kishte bërë përshtypje qënë momentet e para.

Ajo dyshon se dera është hapur pasi personi që ka trokitur është identifikuar si i njohur nga bashkëshorti i saj Neziriri, këtë fakt ajo e lidh me faktin që dera e banesës ka qenë e padëmtuar pas ngjarjes pra nuk është hapur me forcë. Dhe në fakt nga kqyrja që prokuroria i ka bërë derës së apartamentit, ka rezultuar se dera nuk ka qënë e dëmtuar.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.