Drejtori i Kabinetit në Partinë Demokratike, njëherësh ekspert ekonomie, Dorjan Teliti ka folur me skype me gazetarin e Fax News, Enea Meksin, ndërsa në fokus të bisedës ka qenë procesi i propozimeve të brendshme në PD në përzgjedhjen e emrave që do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka theksuar se procesi që po ndjek partia ku bën pjesë duhet të merret shembull nga subjektet e tjera, ndërsa theksoi se ky është një proces që nuk është implementuar asnjëherë përgjatë 30 viteve të fundit.
“Në 30 vite demokraci, temë kryesore ka qenë përzgjedhja e emrave, dhe tashmë është iniciuar gjatë dy muajve tqë fundit nisma e përzgjedhur nga PD, ku sot është ngritur komisioni i punës. Unë besoj dhe strukturat besojnë se përzgjedhja e 5 personaliteteve që menaxhojnë këtë proces do të arrijnë një konkluzion shumë të mirë. Çdokush do të kalojë përmes këtij filtri dhe emrat do të shkojnë në kryesi dhe tek kryetari i partisë, me kandidatët më të mirë për deputet dhe kryebashkiakë, dhe jemi të bindur se do të jetë sukses.
PD ka qenë është dhe do të mbetet e hapur, ajo që kërkohej me ndryshimet statutore në PD, ku vendimmarja për përfaqësimit nuk do ti takonte vetëm kryetarit të partisë, por një procesi siç është zgjesdhur tashmë, ka qenë e përkrahur dhe e përqafuar nga të gjithë në gjithë vendin.
Do jenë emra nga fusha e artit, politikës, shoqërisë civile që sot janë pjesë e këtij procesi, përfshirë edhe mua do të kalojnë në filtrin e këtij komisioni që do ti dërgohen Bashës nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Është hera e parë në 30 vite që një parti politike ndjek një proces të tillë. Do donim që këtë shembull ta merrnin edhe partitë e tjera politike, niveli i lidershipit bëhet më i përgjegjshëm”, tha Teliti për Fax News.
Duke analizuar situatën ekonomike në vend, Teliti ngriti alarmin rreth borxhit publik, ku ndryshe nga sa deklarohet nga qeveria sipas tij, ka shkuar në 97%, ndërsa pohoi se ndryshe nga vendet e rajonit, ekonomia shqiptare nuk ka një plan për zgjidhjen e situatës.
Teliti tha se të gjitha vendet e prekura nga Covid-19 kanë ndeshur në recesion, duke argumentuar se edhe Lulzim Basha po të ishte kryeministër, Shqipëria do të shkonte drejt një situate të ngjashme, por shqetësuese sipas tij është mënyra se si po e menazhon qeveri e Edi Ramës situatën.
“Ky është një proces politik që kontribuon edhe në përmirësimin e performancës ekonomike, sepse ekonomia është problemi numër një, dy dhe deri në dhjetë pastaj vjen politika. Ekonomia shqiptare sot po përjeton recesion. Të gjitha vendet e prekura nga Covid do të kalojnë në recesion, por ajo që duhet diskutuar, sepse edhe PD të ishte në qeverisje, ekonomia shqiptare do bënte hapa pas, por problemi është a ka marrë qeveria masat e duhura. Natyrisht që jo. Dhe nuk po krahasohemi me Gjermaninë, po marrim vendet e rajonit, edhe ato kanë bërë hapa pas, por që në të ardhmen kanë marrë vendime të tilla që do të kalojnë para nesh.
Më tepër para janë dhënë për PPP, për mobilime luksi se sa në ndihmë të ekonomisë shqiptare, pensionistëve, bizneseve që po falimentojnë, qytetarëve me ndihmë ekonomike. U thellua pas tërmetit akoma më shumë kriza prej Covidit, shteti prej kartoni nuk mendoi për qytetarët por për koncesionet. Po mendon të lidhë kontratë miliarda auroshe si aksi Milot-Fier. Na mbylli brenda por ama duhet ti përgjigjet situatës.
Edhe Lulzim Basha të ishte kryeministrër, ekonomia shqiptare do të ishte në recesion, por situata dhe menaxhimi do të ishte më mirë se sot. Po pse të mos bënim atë që bënë edhe vende të tjera të rajonit, që morën paketa me agresive. Sa i përket borxhit, qeveria vazhdon të shprehet se është 80%, por nuk është kaq, qeveria këtu nuk përfshin 13% të kontratave koncesionare PPP, dhe 4-5% të kontratave që ende nuk i ka paguar. Është të paktën në masën 97% dhe nëse vijohet kështu, borxhi do të arrijë mbi masën sa është por mbi 100%. “, tha Teliti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)