Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ka cilësuar si pozitive dorëheqjen e dy gjyqtarëve gjatë ditës së sotme. Në një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi, Gjonaj u shpreh se nëse PD nuk do të kishte krijur ngërç, ky proces sdo kishte zgjatur më shumë se dy vjet.
“Konstatohet si pozitive doreheqja e prokurorëve apo gjyqtarëve që nuk kanë dashur të bëhen pjesë e këtij procesi. 17 prokurorë dhe gjyqtarë të dorëhequr dhe 3 të shkarkuar. Gjyqtarët dhe prokurorët ishin kthyer në një korporatë e vështirë për t’u përçarë.
Nësë PD sdo kishte bllokuar bulevardin për 3 muaj, dhe ngërçi nga unioni i gjyqtarve, ne do ishim në kohë një vit më parë. Nëse pengesat politike sdo kishin krijuar ngërc ky proces sdo kishte zgjatur më shumë se dy vjet.”
(M.Q/Faxweb)