AktualitetFlashKosovaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Donte të punësonte gruan në kompaninë që drejton, arrestohet zyrtari i lartë

Policia ka arrestuar të dyshuarin Ruhan Beha që është kryesues i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë. Në një deklaratë për mediat policia e Kosoves bën me dije se Beha akuzohet për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

“Sot, më 13.02.2020, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin: R.B., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar, (Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë). I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, shkruhet në deklaratën e autoriteteve.

Tejkalimimi me autorizimet e tij dhe rënia në nepotizëm i ka kushtuar detyrën lirinë dhe karrieren zyrtarit të lartë. Ai është munduat të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi, që doli të jetë gruaja e tij.

R.G/FAXWEB.AL

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *