Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Doli me flamur në dorë për ndryshimin e sistemit, Rudina Hajdari kënaqet dhe me listat: Ti hapin sa të duan partitë

Teksa është duke justifikuar vendimin e saj për tu tërhequr nga ndryshimi i sistemit, dhe kënaqja vetëm me listat e hapura, deputetja Rudina Hajdari nuk e ka artikuluar dot qartë sesi do të aplikohet kjo në skenën politike. Hajdari tha se është vendosur vetëm në parim për listat e hapura, dhe më pas iu mbetet në dorë vetë partive sesa do ti hapin ato.

“E para njëherë është që listat e hapura siç e thatë edhe ju, jemi në proces negocimi. Ata kanë rënë dakord në parim dhe s’jemi marrë ende me detajet. Preferenca ime është që lista të jetë e hapur, por mund të shkojmë edhe drejt rrugës që e zgjedh vetë partia sesa do të hapet. Partitë e vogla e kanë të vështirë këtë pjesë.

Unë mendoj t’ja lemë ekskluzivitet partive sesa i duan listat e hapura. Ajo s’ka lidhje me PD-në. PD nuk e di sesa e drejtë është. Sa herë bëhet nga sipër është fasadë. Dua të fokusohem tek listat e hapura. Është me rëndësi që iniciativa të ecë përpara dhe është në proces negocimi.

Sa i përket kontaktit me ndërkombëtarët, kam patur një raport të shkëlqyer me ta. Marrëveshja është temë tjetër, zgjedhorja tjetër. marrëveshjen e firmosa për hir të integrimit, ishte me rëndësi për Brukselin për të rikthyer PD e LSI në sistem”, u shpreh Hajdari.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close