Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

DOKUMENTI/ KLGJ çon drejt zgjidhjes ngërçin me dosjen “Shullazi”, zbulohen emrat e 3 gjyqtarëve 2 prej të cilëve kundërshtohen nga të pandehurit

Këshilli i Lartë Gjyqësor çon drejt zgjidhjes ngërçin e krijuar me gjyqin e themelit të grupit të Emiljano Shullazit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për të cilin ka vendosur me vendim të datës 06 mars. Kështu këtë proces gjyqësor do t’a gjykojnë dy gjyqtarë të komanduar dhe që nuk kanë status të posaçëm, si dhe e vetmja gjyqtare e kësaj gjykate që mund të marrë në dorë procesin.

Gazetari i Fax News Sokol Dema raporton se, KLGJ vendosi miratimin e ndryshimeve në vendimin nr.30 datë 14 shkurt 2019 “Për rregullat dhe proçedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”.

KLGJ ka miratuar 9 procese gjyqësore që kishin mbetur në ngërç, Fax News ka siguruar edhe dokumentin e miratimit të rregullave të reja, ndërsa përsa i përket një prej proceseve gjyqësore, ndër më problematikët, ajo e dosjes “Shullazi”, është vendosur që trupa gjykuese të përbëhet nga Albana Boksi, gjyqtare me status të posaçëm, si dhe dy gjyqtarë tashmë të komanduar, të cilët vijnë nga Gjykatat e Shkallëve të Para, Korçë dhe Tiranë, përkatësisht Etleva Temo dhe Artur Kalaja.

Emrat e këtyre dy të fundit kanë sjell reagime të forta të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre, të cilët i konsiderojnë jo të pranueshëm, pikërisht për shkak të mungesës së statusit si “të posaçëm”. Për këtë arsye, mbrojtësit e të pandehurve Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, në mungesë të gjykatave kryesore në vend për zgjidhjen e ngërçit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, kanë kaluar direkt në Gjykatën e Starsburgut. Përmes saj kërkohet marrja e masave provizore për zgjidhjen e çështjes, pasi sipas tyre, ky vendim është në shkelje flagrante e Kushtetutës dhe ligjit, dhe u ka mohuar të pandehurve të drejten për të vazhduar gjykimin në kushtet e paraburgimit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *