Mbrëmjen e sotme është firmosur marrëveshja e përbashkët nga 4 aktorët e ulur në tavolinë që përfaqësojnë mazhorancën, opozitën jashtë parlamentare dhe atë parlamentare nën mbikëqyrjen e ambasadores amerikane Yuri Kim, atë të BE-së, Luigi Soreca dhe të Britanisë së Madhe Duncan Norman.
Për çudi marrëveshja nuk është shkruar në gjuhën shqipe por në at angleze dhe përmban 12 pika ku përfshihen të gjitha çështjet që palët kanë rënë dakord. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Fax News, Jonada Zelka, kanë firmosur Damian Gjiknuri, Petrit Vasili, Oerd Bylykbashi dhe Rudina Hajdari.
Pjesë e saj është edhe përfshirja 100% e identifikimit elektronik të votuesve e propozuar nga opozita. Ndërkohë do të qëndrojë formula aktuale për komisionerët zgjedhorë vetëm për zgjedhjet e ardhshme e cila është 4 komisionerë mazhorance, 3 opozitë. Gjithashtu mazhoranca është tërhequr nga kërkesa për depolitizim ndërsa komisionerët të jenë politikë, sic jane aktualisht
Kolegji Zgjedhor do të përbëhet me gjyqtarë që kanë kaluar vettingun ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të formatohet me 3 hallka. Zgjedhjet e ardhshme do të bëhen me identifikim biometrik 100 % në të gjithë vendin.
Theksojmë se mazhoranca ka pranuar shumicën e kërkesave të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar pavarësisht deklaratave të herëpashershme të mazhorancës se nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj sa i përket për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe mospërfshirjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve në masën 100% por me një program pilot testimi.
Më poshtë është dokumenti i siguruar nga Fax News, i dakordësuar dhe firmosur nga palët në gjuhën angleze mbi pikat që është gjetur konsensusi i cili çoi në marrëveshjen e sotme ndërkohë që në fund të dokumentit bie në sy fakti ku thuhet se nuk ka pasur konsensus sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor:
(F.GJ/FAXWEB.AL)