Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Dokumentari për jetën e saj mori miliona shikime, Britney Spears flet për herë të parë: Kam qarë për dy javë rresht…

Britney Spears ka zbuluar se u prek nga dokumentari i fundit për jetën e saj. Këngëtarja tha se nuk e ka parë të gjithë dokumentarin, por u prek nga pjesën që ndoqi. 39-vjeçarja tha se kishte “qarë për dy javë” pas transmetimit të poadcast-it.

Ky është reagimi i parë i drejtpërdrejtë nga artistja, për dokumentarin, që u përqendrua në jetën personale dhe çështjet e shëndetit mendor.

Deklarata u shoqërua me një video të këngëtares duke kërcyer dhe duke luajtur në kitarë. “Jeta ime ka qenë gjithmonë shumë e spekuluar … shikuar … dhe e gjykuar, në tërë jetën time !!!” u tha Britney 29 milion ndjekësve të saj, në një mesazh të postuar të martën.

“Duhet shumë forcë për t’i besuar universit me çështjen tënde. Unë gjithmonë jam gjykuar kaq shumë … fyer … dhe zënë ngushtë nga media…Ndërsa bota vazhdon të kthehet dhe jeta vazhdon, ne ende mbetemi kaq të brishtë dhe të ndjeshëm si njerëzit”, u shpreh ajo.

“Unë nuk jam këtu për të qenë e përsosur … e përsosur është e mërzitshme,” përfundoi këngëtarja. “Unë jam këtu për të përcjellë mirësinë”.

Pasi pa disa pjesë të dokumentarit, Spears tha: “Kam qarë për dy javë dhe mirë … Unë ende qaj ndonjëherë! Unë bëj atë që mundem me veten time për të provuar dhe mbajtur gëzimin, dashurinë dhe lumturinë time”.

Jeta dhe çështjet e biznesit të Spears janë kontrolluar nga një konservator i urdhëruar nga gjykata që nga viti 2008. Në fillim të këtij muaji, avokati i saj zyrtarisht i kërkoi një gjykatësi që të hiqte përgjithmonë babanë e Spears, Jamie nga roli i tij që mbikëqyr punët e saj personale.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.