Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do t’i bllokojmë votimet”, Çollaku për zgjedhjet pa opozitën: Aventurë që i paraprin konfliktit civil

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku deklaroi në “Natë me Xhaxhiun” në Televizionin Fax News se nuk do të ketë zgjedhje në qershor pa largimin e Edi Ramës.

Çollaku bëri deklarata të forta kur tha se nëse mazhoranca tenton të hyjë në zgjedhje pa pjesmarrjen e opozitës, do të nxisë një përplasje civile gjë e cila vjen sipas tij për shkak të shkeljes së Kushtetutës.

“Ne nuk do të lëjojmë që të mbahen zgjedhje. Kodi Zgjedhor  e përcakton se qendrat e votimit janë të përbëra nga 7 anëtarë shumicën e tyre e ka opozita, pjesën tjetër e ka mazhoranca. Pra 4 opozita 3 pozita, në rast se mungon opozita nuk mund të fillojë procesi i votimit. Nëse do të tentojnë ta bëjnë do të përballen me rezistencë fizike, nuk kemi zgjedhje tjetër.  

Si mund të tejkalohet kjo. Duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe ai nuk ndryshon me numra por me konsensus. Opozitën nuk e zëvendësojnë numrat por ata që zgjedhin. Nëse këta dhunojnë Kushtetutën, kjo është një aventurë që i paraprin një konflikti civil, dhe ne do ta mbrojmë edhe me forcë. Pa ikur Rama nuk ka zgjedhje ta harroni.

Opozitën parlamentare dhe jo parlamentare nuk e përcakton Parlamenti, e përcaktojnë votuesit. Kodi Zgjedhor e bën të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesmarrjen e opozitës, hapeni lexojeni”, deklaroi Çollaku.

Zyrtari i PD-së foli edhe për mbarëvajtjen e protestave dhe mundësinë që qytetarët të tejkalojnë mundësitë e opozitës për t’i mbajtur nën kontroll, për shkak të metodave ushtarake që përdor qeveria.

“Larg qoftë dita nëse neve si organizator të dështojmë në ruajtjen e durimit të njerëzve përballë metodave ushtarake të Sandër Lleshit. Kam parë njerëz të irrituar nga hedhja masive e gazit, dhe kjo ka ndodhur në një mënyrë të provokuar dhe nuk është gaz lotsjellës por helmues”.

Pyetjes së moderatorit Rezear Xhaxhiu se në mos është kjo metodë që po ndjek opozita një vetvrasje për opozitën, Çollaku iu përgjigj: “Nëse do të kishim frikë nga kjo nuk do të kërkonim zgjedhje të parakohshme. Hajde hyjmë në zgjedhje dhe e provojmë se si do të dalim”.

EMISIONI "NATE ME XHAXHIN"

Publiée par Fax Web sur Mardi 16 avril 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *