Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do të tërheqë sendet personale me polic”, deputeti Gjuzi dhunon gruan e djalin, gjykata: Qëndroi 200 metra larg dhe largohu nga shtëpia

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar deputetin dhe kryetarin e Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi që ti qendrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij 16-vjeçar.

Ky vendim është marrë, pasi deputetit Gjuzi është denoncuar në policinë e Tiarnës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje.

Pas një konflikti familjar, Kujtim Gjuzi besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16 vjeçar, të cilët e ka dënoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Bashkëshortja dhe djali 16 vjeçar kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës, dhe gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes.

Gjyqtarja Agolli në vendimin e saj ka urdhëruar deputetin Kujtim Gjuzi të mos kryejë dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit H.Gj dhe të mos cënojë dhe ngacmojë gruan me inicialet M.K. dhe djalin e tij.

Po ashtu në vendim thuhet se deputetit Kujtim Gjuzi ndalohet të mos shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *