Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do të publikoj fakte tronditëse”, Basha njofton deklaratë urgjente: Vetëm në dy javë qeveria i ka dhënë 52 milionë euro…

Kreu i PD-së Lulzim Basha do të japë pas pak minuta një deklaratë nga selia e PD-së, ku thotë se do të bëjë publike fakte tronditëse. Sipas një postimi që kreu i opozitës ka bërë në Twitter, thuhet se vetëm në dy javët e fundit qeveria shqiptare u ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë të saj.

“Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh”, shkruan Basha.

Ndërkohë që Basha ka ndarë dhe një foto, me masat ekonomike që janë shpërndarë bfa PD, dhe kostot që do ti rëndojnë ato buxhetit të shtetit:

Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë

që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:

  • Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
  • Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *