AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do ta dekoroj me “Urdhërin e Skënderbeut”, Meta jep premtimin e pazakonshëm për Ramën

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një deklaratë mjaft surprizuese pë kryeministrin Rama për të cilin tha se nëse vendi do të merrte një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave dhe integrimin në BE, ai do ta dekoronte shefin e ekzekutivit me dekoratën “Urdhëri i Skënderbeut” edhe nëse nuk do ta pranonte.

Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë konferencës prej një orë e 30 minuta që zhvilloi me gazetarë duke ju përgjigjur një pyetje provokuese lidhur me zbutjen e toneve mes palëve kohë e fundit.

Ndësa për Bashën, Meta tha se nuk do ta dekoronte sepse ‘k braktisur institucionet dhe as Kryemadhin pasi ka mbështetur Bashën’

Pyetje: Duket sikur Rama dhe Basha janë dakortësuar  për hapjen e negociatave në Tetor, gjithashtu ju thatë se ka kaluar shumë mirë se ka kaluar shumë mirë gjatë një vizite që ka pasur në Skrapar dhe Berat…?

Meta: Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën këtë se pranon edhe Edi Rama. Ju kam thënë edhe disa diplomatëve mos ma merrni në qafë Edin se duke i thënë mirë mirë merrni në qafë jo vetëm atë por edhe gjithë Shqipoërinë. Nëse do ti hapen negociatat apo të pranohemi në BE unë edhe nëse nuk e pranon ai, do ti jap dekoratën e “Urdhërit të Skënderbeut”. Ku të dija unë se ne që ishim përkrah Kroacisë, dhe para Malit të Zi, e Serbisë, dhe tani diskutojmë çështje për të cilat për Shqipërinë nuk duhej të ishin as në axhendë kombëtare as ndërkombëtare. Ndaj për dekoratën bëhuni gati, sepse edhe edhe nëse nuk e pranon unë do tia akordoj

Bashën jo se ka braktisur institucionet, as Monikës sepse i ka dhënë mbështetje Lulit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *