Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Do shkonin me ekipin e OBSH-së në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit, dy prej anëtarëve u ndalohet hyrja pasi…

Dy anëtarë të ekipit të OBSH-së që po hetojnë origjinën e pandemisë së Koronavirusit, janë bllokuar dhe u është ndaluar fluturimi për në Kinë, pasi kanë dështuar në testin e antitrupave të COVID-19, shkruan CNN.

Një ekip ndërkombëtarë prej 13 shkencëtarëve po planifikonin të zbrisnin në pjesën qendrore të qytetit kinez të Wuhanit, ku rastet e para të COVID-19 ishin regjistruar në fund të vitit 2019. Por dy anëtarë të ekipit mbeten në Singapor, pasi OBSH-ja ka njoftuar se dyshja “kanë rezultuar pozitiv në testin e antitrupave ndryshe e njohur si IgM”.

Antitrupat IgM janë shenjat e para potenciale të infeksionit të coronavirusit, por gjithashtu shfaqen edhe tek ata që janë vaksinuar apo infektuar më herët me virus. E testet e rrejshme pozitive janë të mundshme dhe shpesh japin alarm të rrejshme.

Që nga nëntorit i vitit të kaluar, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë në Kinë duhet të kenë me vete testin negativ të antitrupave IgM dhe testin PCR, ku pas verifikimit të tyre, nëse janë negativ lejohen të futen në këtë vend.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *