Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do na falsifikojnë atësinë e fëmijëve në maternitet”, Kryemadhi nga Vlora: Më 2 Mars do jem si nënë dhe qytetare në Bulevard

Kryetarja e Lëvizjes Socuialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me aktivin e partisë që drejton në qytetin e Vlorës nga ku ka folur për aktualitetin politik në vend, ksuhteve ekonomike, marrëdhënieve me Kosovën, priogramin ekonomik të LSI-së por edhe për tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta dhe që sdo do të mabhet më 2 MArs në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Duke shprehur vlerësime të larta për pritjen në Vlorë, Kryemadhi tha se porblemet në vend janë kudo njësoj ndërsa çdo gjë sipas saj, vjen si një rezultat i asaj të cilës është instaluar në këto 30 vjet të tranzicionit dhe që çdo ditë e më shumë po agravohet

“Në fakt kam shëtitur dhe lëvizur në gjithë Shqipërinë por të bën përshtypje që entuziazmi dhe emocioni që gjen në Vlorë, është i pakrahasueshëm me çdo rreth tjetër të Shqipërisë. Gjithmonë beteja midis politikës ka qenë kush do marrë Vlorën dhe kush do jetë më i mirëpritur në Vlorë. Dhe në fakt Vlorë ka qenë shumë esnafe dhe shumë elitare në përzgjedhjen e saj sepse që të kesh Vlorën do të thotë që ti marrësh zemrën Vlorës dhe që t’i marrësh zemrën duhet të bësh shumë për ta. Dhe që të bësh shumë për ta do të thotë të kesh respekt për familjen e tyre , për fëmijët ë tyre, për qytetin e tyre dhe historinë e tyre. Kjo është shumë e vërtetë sepse pavarësisht të gjithë jetës sonë politikës, karrierës sonë politike me uljet dhe me ngritjet gjithmonë unë Vlorën e kam parë si një qytet që gjithmonë merrje entuziazmin, merrje forcën, merrje kurajën. Qëkur kam qenë anëtare e PS në nëntor të vitit 1991 e kështu me radhë ajo që gjeje në Vlorë ishte forca dhe burimi që ti kishe për të vazhduar parapara. Kurajo që merrej nga gratë dhe vajzat vlonjate, elokuenca dhe forca që vinte prej elitës së Vlorës ishte gjithmonë një armë më shumë për çdo politikan që kërkon të përballet me sfidat e tij. kështu që mirënjohje dhe respekt për ju por në radhë të parë edhe për themeluesit e LSI të cilët edhe sot e kësaj ditë jo vetëm që janë në këtë sallë por kanë mbijetuar duke mbajtur me forcë, me shpirtin nëpër dhëmbë, jo vetëm mbijetesën e LSI por dhe prezencën e saj në qytetin e Vlorës për ti sjellë LSI një deputet nga Vlora dhe jam e bindur që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë 1 por shumë më shumë se 1. Kështu që te dashur miq anëtarë dhe simpatizantë të LSI pro dhe ju miq që keni ardhur për herë të parë. E dimë që jeni lodhur shumë nga politika, e dimë që jeni lodhur shumë nga retorika e politikës shqiptare por ajo që ju ka lodhur më shumë, jo fjalimet tona por ju ka lodhur varfëria, bllokimi i jetës ekonomike , ju ka lodhur mospërgjigja e shtetit që vjen si rezultat i politikes, që i jep forcën administratës shtetërore për të qenë arrogante me qytetarët. Ju ka lodhur mosvëmendja e shtetit, ju ka lodhur mospërgjegjësia e mësuesve nëpër shkolla, ju ka lodhur mungesa e respektit të zyrave të shërbimit t qytetarëve ndaj qytetarëve. Çdo gjë vjen si një rezultat i asaj të cilës është instaluar në këto 30 vjet të tranzicionit dhe që çdo ditë e më shumë po agravohet. Ne kemi lëvizur në gjithë Shqipërinë për t’u takuar me qytetarët , për tu takuar me anëtarët tanë por dhe për të biseduar . Problemet janë të njëjta kudo, nga Shkodra deri në Vlorë, nga Korca në Durrës. Në mes të Tiranës. Këdo që takon qoftë një biznes të madh, qoftë një biznes të vogël të gjithë thonë na u premtuan taksa të ulëta por përkundrazi taksat na u rritën. Na u premtua lehtësi e klimës së biznesit por u përkundrazi u ngushtua dhe u vështirësua. Na u premtua mundësia e lëvizjes së lirë por përkundrazi na u blloku lëvizja e lirë. Po të pyesësh gjimnazistët në për shkolla iu premtua parajsa në gjimnaz por përkundrazi gjimnazi është kthyer në një ferr i vajzave tona me të cilat abuzohen nga mësuesit perversë. Iu premtua parajsa në shkolla gjimnazistëve por përkundrazi kërcënohen për arsye politike nëpërmjet notës. Iu premtua jetë universitare ekselencë por përkundrazi kushtëzohen me notat dhe me mesatare dhe çdo ditë e më shumë mësimi i tyre bëhet më i shtrenjtë për xhepat e prindërve të tyre. Mjafton të pyesësh gjimnazistët dhe do dëgjosh sesi portifiët e tyre janë kosto në xhepat e tyre. Mjafton të pyesësh gjimnazistët sesi ndihen në matematikë në fizikë, ata do thonë që për çdo orë mësimi që ne bëjmë, prindërit tanë janë të detyruar të paguajnë nga 10 mijë lekë të vjetra për orët e mësimit private dhe kurset private.

Nëse ne do të thonim që do të kishim arsim falas, nuk është se e kemi arsimin falas, por kemi arsimin më të shtrenjtë që mund të jetë jo vetëm në rajon, por kudo. U premtuan librat falas, por përkundrazi jo vetëm që nuk janë falas, por janë akoma edhe më të shtrenjtë. Kosova që është shtet më i ri dhe më i vogël se ne, i ka të gjitha librat falas për të gjithë sistemin që nga klasa e parë deri në klasë të 9.

Ju e dini shumë mirë debatin e famshëm me studentët e Vlorës, se si një kryeministër shikonte nga xhepi i një studenti i cili vinte me paratë e prindërve të tij në shkollë dhe i llogariste se sa i kushtonte telefoni dhe nuk llogariste se sa para ka harxhuar ai për fasadat dhe për lyerjen e fasadave, vetëm e vetëm që fotografia ku ai do të dali, të dali e bukur dhe me ngjyrat që i pëlqejnë atij. Një kryeministër i cili nuk ngurron që të bëj filma me metrazh të shkurtër për të treguar se sa shumë i dhimbset shpirti për viktimat e tërmetit. Mjafton të shikonim sot në kongresin e famshëm të tyre, një dokumentar se si ai po bënte një përmbledhje të suksesit të madh që kishte bërë pas tërmetit.

Do të dëshiroja të shikoja një metrazh tjetër të z. Rama përsa i përket filmave të tij, se si shqiptarët e Bubqit, të Thumanës janë sot akoma pa shtëpi. Shikojmë që ulet në një tavolinë dhe ha drekë me një familje, shikojmë një shtëpi dhe një krevat për një fëmijë që ngeli jetim, por akoma nuk kemi parë përpara togave të policisë shkaktarët e vdekjes së prindërve të fëmijëve që ai i reklamon me futbollistët. Pse vdiqën prindërit e tyre? Pse i lejoi shteti të jetojnë në një pallat i cili duhej të rrënohej pa rënë tërmeti i 26 nëntorit? Kemi parë sesi arreston pensionistë që nuk mund të paguajnë energjinë elektrike, por nuk kemi asnjë përgjegjës për 51 viktimat e 26 nëntorit. Kemi parë që arrestoi ish-kryetar komunash dikur të PD-së, vetëm e vetëm për të larguar vëmendje, por edhe sot e kësaj dite nuk kemi parë asnjë nga firmat e ndërtimit ose nga ata që kanë firmosur, qoftë në Bashkinë e Krujës, qoftë në Bashkinë e Durrësit për qindra objekte që u rrënuar dhe për mijëra shtëpi që iu shkatërruan shqiptarëve në tërmetin e 26 nëntorit.

Nuk mbaron me kaq tallja e kryeministrit tonë me shqiptarët, por vazhdon dhe tallet akoma me paratë që i dhanë kredi shqiptarëve. Unë besoj se të gjithë shqiptarët e kuptojnë fjalën kredi që do të thotë borxh. Borxhi është një gjë që e kemi siklet të gjithë, sepse jeton me idenë për ta kthyer dhe për të qenë i lirë prej tij. Kryeministri jonë nuk e ka problem borxhin, sepse nuk i merr në emër të tij, por do ti marri në emër të fëmijëve të shqiptarëve. Në fakt nuk ka mundësi për ti marrë dhe i duhen dy rrugë për të zgjidhur, ose të ndryshojë ligjin për buxhetin, sepse zotëria në fjalë e ka të pamundur që të marrë 850 milionë euro qofshin këto edhe kredi e butë, ose do të bëjë propagandë për të mbuluar fasadën e tij dhe për të thënë që këto para janë të pista, para nga veprimtari të drogës, para që vijnë nga veprimtari të tjera kriminale, por që do të pastrohen në ekonominë shqiptare.

Vlora është një nga qarqet që në letrat e qeverisë shqiptare është investuar para më shumë se nga të gjithë dhe ju besoj e keni parë që ka investime të bulevardit”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo ka folur për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe qëndrimin që ka mbajtur kryeministri Edi Rama ndaj shtetit fqinj duke e akuzuar se i ka ofenduar rëndë.

Në këtë kontekst, numnri një i LSI-së tha se, nëse Shqipëria do të ishte shtëpia e Edi Ramës apo e dikujt tjetër, të jeni të bindur që vetëm një i çmendur mund t’ia bëj këto gjëra, që ja bën Edi Rama shtëpisë së vet Shqipërisë. Një njeri normal sipas saj, nuk do të bënte kurrë atë çfarë ka ndodhur. “Një njeri normal edhe pse mund të kemi mos marrëveshje midis motrës me vëllain apo vëllai me vëllain e ruan dhe e mban brenda shtëpisë së tij konfliktin, por nuk e nxjerr jashtë”, vijoi Kryemadhi.

“Po të vish dhe të kalosh tranzit nga Vlora. Por në jetën e vërtetë është shumë e çuditshëm sesi këto investime, këto miliona e miliona euro nuk ka pas absolutisht asnjë lloj impakti në xhepin e një qytetari vlonjat. Kur po vija pyeta disa miq, thash t’ju bëj një pyetje, si është situata me punësimin në Vlorë, skandal më thanë, thashë mos e kanë nga inati këta se janë pak si me LSI-në, jo jo ashtu është e vërteta. Po ekonomia, skandal.

Po a lëviz tregtia, skandal. Po gjithë këto para që u sollën këtu dhe u investuan nuk patën impakt në xhepat e vlonjatëve, gjithë këto rrugë që u shtruan, nuk i morën punëtorët nga Vlora që këto para me të cilat u bënë gjithë këto investime në Vlorë të shkonin dhe të paguheshin pagat dhe rrogat qofshin këto për shoferë, për naftën, për inxhinierë, për punëtorët e krahut, për teknikë të mesëm të shkonin para në xhepat e vlonjatëve, absolutisht jo. Sepse edhe projektet me të ashtuquajtura tenderët e Edi Ramës vinin të kaparuara më përpara me kompani fiktive nga rrethet të cilat nuk ekzistonin. Pra bëheshe thjesht një qarkullim i parave në një xhep që z. Rama i vetëm e di se ç’është ai xhep. Dhe me gjithë atë ajo që të bën përshtypje është që vazhdon me hipokrizinë e tij ku ndihet shumë krenar që Shqipëria është më mirë, që është në një realitet jo të vërtetë, është në një realitet virtual sepse me sa duket i pëlqen realiteti virtual.

Ndihem shumë mirë kur mbas kaq kohësh që ne prej një viti e gjysmë, ju besoj të gjithë e lexoni që kemi një slogan “Shqipëria, Shtëpia jonë” dhe ne e kemi thënë dhe jo e kemi thënë thjesht në kuadrin e një sloganit por e kemi biseduar dhe kemi diskutuar gjatë për të sepse vërtetë mendojmë që Shqipëria është shtëpia jonë, dhe vërtetë mendojmë që ne duhet të jetojmë në Shqipëri. Sepse nuk ka asgjë të pazakontë përderisa vetë zoti na ka vendosur në mes të botës ku është Shqipëria që është një vend i bekuar, mjafton të shikosh bregdetin e Vlorës dhe jo vetëm që çuditesh por ekzaltohesh në aspektin më të mirë të bukurisë që të jep dhe të gjithë asaj emocioni që të përshkruan me çiltërsi dhe pastërti e detit Jon.

Mjafton që të shikon ku aty ku ke malin ke dhe detin, mjafton të shikosh lagunat, mjafton të shikosh pyjet, mjafton të shikosh çdo gjë dhe çdo gjë është si e vendosur me dorë nga zoti. Dhe normal që shtëpia jonë është Shqipëria. Por si mund të presësh që një Kryeministër që e shkatërron vendin të thotë që shtëpia jonë është Shqipëria. Por a keni parë njeri ju që të shkatërrojë shtëpinë e tij, a keni parë ju një njeri që të vjedhë shtëpinë e tij, a keni parë ju një njeri që jo vetëm ta vjedhë dhe ta shkatërrojë shtëpinë e tij por edhe ta shaj.

Nëse Shqipëria do të ishte shtëpia e Edi Ramës apo e dikujt tjetër, të jeni të bindur që vetëm një i çmendur mund t’ia bëj këto gjëra, që ja bën Edi Rama shtëpisë së vet Shqipërisë. Një njeri normal nuk do të bënte kurrë atë çfarë ka ndodhur. Një njeri normal edhe pse mund të kemi mos marrëveshje midis motrës me vëllain apo vëllai me vëllain e ruan dhe e mban brenda shtëpisë së tij konfliktin, por nuk e nxjerr jashtë. Unë nuk jam shumë e vjetër, por as shumë e re nuk jam, jam 45 vjeç rrugës për 46, e kam jetuar dhe atë sistem dhe këtë sistem, kam jetuar dhe tranzicionin, kam jetuar dhe qeverisjen e Partisë Socialiste, kam jetuar dhe qeverisjen e LSI-së, kam jetuar dhe opozitën e Partisë Socialiste, i kam jetuar të gjitha kohërat. Por nuk kam parë asnjë lider qoftë të asaj kohe por qoftë edhe të kohës tjetër të tranzicionit që të nxjerri gjithë fjalorin që ka kundër vëllezërve tanë që janë në Kosovë që nga Hashim Thaçi e deri tek Albin Kurti. Ju në Vlorë mund ta ndjeni më shumë se në një rreth tjetër sepse historia e Vlorës është e lidhur ngushtë me historinë e Kosovës sepse dhe Vlora është e lidhur dhe e njehësuar e tëra me historinë e flamurit tonë.

Ne sot kemi flamurin tonë, i cili valëvitet dhe që është ngritur nga Ismail Qemali në mes të Vlorës dhe që i dha dinjitet, emër dhe shtet shqiptarëve. Dhe ky shtet sigurisht që pati në mbështetjen e ngritjes së tij vëllezërit tanë kosovar, Isa Boletinin me burrat e tij, të cilët siguruan rrugën e Ismail Qemalit për të ardhur në Vlorë dhe për të ngritur flamurin.

E pra historia e Kryeministrit tonë që u çudita shumë që e donte Shqipërinë dhe e konsideronte Shqipërinë shtëpinë e tij duhet të kuptojë që si Shqipëria, si Kosova janë një, nuk mund të jenë veç. E pra kur Shqipëria dhe Kosova janë shtëpia jonë, unë nuk kam parë ndonjë njeri që t’ia falë tokat e tij dikujt tjetër dhe pikërisht aty ku ka lindur dhe është rritur dhe qetësohet Isa Boletini.

Si mundet që Isa Boletini, njeriu i dytë pas Ismail Qemalit që ngritën flamurin në Vlorë të kalojë dhe eshtrat e tij të jenë në territor serb dhe të thuash që Shqipëria qenka shtëpia ime.

Do të ishte shumë e rëndë në radhë të parë për ne shqiptarët, por do të ishte dhe shumë e rëndë për historinë tonë sepse në fund të fundit ne jemi një popull shumë i vogël, por jemi një popull shumë vital. Ne jemi një popull që për hir të së vërtetës i kemi mbijetuar sulmeve nga më të ndryshme, qofshin ato sllave, arabe dhe të tjera me radhë dhe kemi qëndruar për histori, por jo vetëm për histori, por kemi qëndruar dhe si një mbijetesë e fortë e të gjitha këtyre sundimeve që i kanë ardhur rreth e qark Shqipërisë.

Prandaj sot të diskutosh një çështje të tillë është shumë e vështirë. Dhe atë që thash që jemi një popull i vogël dhe vital na bën ndonjëherë të duket në pamje të jashtme si të pamundur betejën më kombet e tjera më të mëdha. Na e bën si të pamundur betejën përballë interesave që mund të kenë shtetet e tjera në marrëdhënie midis Shqipërisë, Serbisë apo dhe shumë vendeve të tjera, por një gjë është shumë e rëndësishme, ne e dimë shumë mirë që ky popull i vogël dhe vital gjithmonë ka qenë çelësi i qetësisë dhe i stabilitetit në rajon, dhe jo vetëm në rajon, por dhe më tutje dhe prandaj këtë çelës të artë që shqiptarët e kanë për stabilitetin në rajon, Edi Rama nuk mund ta thyejë për të krijuar atë destabilitet, të cilin e ëndërron prej kohësh dhe për ta kthyer në favor të trafikimit grupeve të tyre kriminale, të cilat e suportojnë dhe e mbajnë fort”.

Kryetarja e LSI-së ka shpalusur edhe programin  e saj ekonomik dhe politik duke u zotuar se do të angazhohet jo vetëm për të ulur taksat por edhe për të krijuar të gjithë ambientin në të cilin zhvillohet ekonomia shqiptare, biznesi shqiptar që shqiptarët të kenë mundësinë e zhvillimit të tyre.

“Jemi partia që ndihmojmë njerëzit dhe i mbajmë njerëzit dhe kjo është një nga pikat tona më të forta dhe është një nga pikat tona që ne nuk duhet të kemi turp asnjëherë që ta themi dhe ta rithemi disa herë. Sepse vetëm në një familje njerëzit e mbajnë njëri tjetrin. Vëllai – vëllain, prindi – fëmijën, fëmija – prindin e kështu me radhë sepse kjo është një nga virtytet që ka familja shqiptarë, për të pasur një familje më të fortë dhe një familje, kur është e fortë çon përpara edhe shoqërinë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

“Megjithatë në fund të ditës ne jemi shumë të aftë për të evidentuar problematikat dhe gabimet tona por asnjëherë nuk flasim me njerëzit se çfarë ofrojmë ne. Dhe unë mendoj që duke filluar nga sot dhe gjithë ditët e tjera me radhë, ne do të jemi shumë të drejtë për drejtë me qytetarët, jo vetëm me qytetarët por me çdo njeri që ka dëshirë për të na dëgjuar. Ne do të angazhohemi jo vetëm për të ulur taksat por do të angazhohemi për të krijuar të gjithë ambientin në të cilin zhvillohet ekonomia shqiptare, biznesi shqiptar që shqiptarët të kenë mundësinë e zhvillimit të tyre. Çdo të thotë kjo, jo vetëm tek ulja e taksave por edhe tek unifikimi I kontrollit në një, jo për të pasur 7 polici sepse nuk mund të zhvillohet biznesi duke pasur 7 kopaçe në kokë. Biznesi do të zhvillohet duke I krijuar mundësinë, duke rritur konkurrencën, duke krijuar mundësitë dhe aftësinë që njerëzit të zhvillohen dhe të nxjerrin në pah të gjithë elementet e tyre pozitive. Ne do të angazhohemi për studentët dhe gjimnazistët sepse në fund të fundit partia jonë është partia e të rinjve dhe të rejave. Është partia e cila bazën e saj kryesore e ka tek të rinjtë dhe të rejat. E tha Endriti pak më përpara, me gjithë ata deputet dhe deputete të rinj që kemi në Parlament, se harroj të fusë dhe veten e vet së është I ri, të cilës ja kanë dhënë shansin dhe mundësinë LSI-së për të qenë partia e të rinjve dhe për të krijuar mundësinë e komunikimit dhe jo vetëm të komunikimit por edhe të përfshirjes së tyre në vendimmarrje, gjë që është shumë e rëndësishme. Ndërkohë duam të fokusohemi shumë tek gratë, jo se jemi feministë dhe duam ta bëjmë që bota pa gratë nuk jeton. Në fakt është e vërtetë që bota pa gratë nuk jeton por edhe pa burrat nuk jeton, dhe ne nuk duam të bëjmë asnjëherë ndarjen midis burrave dhe grave. Sepse në fund të fundit një familje nga nëna dhe babai krijohet dhe një familje e mban të fortë dhe të pa lëkundur një burrë dhe një grua. Dhe ne bazohemi fortë tek themeli dhe tek thelbi që ka familja shqiptare jo vetëm në jetën e familjes por edhe në jetën e shoqërisë e kështu me radhë nga shoqëria deri tek shteti. Roli I gruas në shoqërinë tonë është shumë e rëndësishme. Sot për një grua është shumë e rëndësishme që jo vetëm të afirmohet në jetën politike por është shumë e vështirë edhe në jetën ekonomike, dhe në biznes të eci përpara. Pse, sepse kur ti përplasesh me një strukturë arbitrare, arrogante të shtetit për një grua është shumë shumë e vështirë sepse forca e saj për tu përballur e bën të pamundur. Prandaj një sistem dhe një evidentim shumë I qartë I grave zonja të cilat mjafton të hysh në auditorët e universiteteve, do të shikosh që mbi 50% e auditorëve mos themi 70% janë vajza, dhe kjo gjë është shumë e mirë sepse është dëshira e madhe e vajzave tona, jo vetëm për tu shkolluar por edhe për të ecur përpara. Dhe kjo mendoj që është një nga pikat tona më të forta, sepse dhe vetë forca dhe mundësitë, mbështetja që më ka dhënë Lëvizja Socialiste Për Integrim mua si grua dhe duke qenë si kryetare do të thotë që është një nga vlerësimet që ne si forcë politike ju bëjmë grave dhe vajzave shqiptare. Gjë që na ka bërë gjithmonë jo vetëm një parti interesante por na ka bërë gjithmonë edhe një parti që ka shkuar dhe më shumë tek hallet e njerëzve dhe ka zgjidhur më shumë dhe më drejtë për drejtë problematikat e tyre. Endriti e tha pak më përpara që ne jemi partia e mbajtjes së fjalës, po jemi partia e mbajtjes së fjalës. Jemi partia që ndihmojmë njerëzit dhe i mbajmë njerëzit dhe kjo është një nga pikat tona më të forta dhe është një nga pikat tona që ne nuk duhet të kemi turp asnjëherë që ta themi dhe ta rithemi disa herë. Sepse vetëm në një familje njerëzit e mbajnë njëri tjetrin. Vëllai – vëllain, prindi – fëmijën, fëmija – prindin e kështu me radhë sepse kjo është një nga virtytet që ka familja shqiptarEe, për të pasur një familje më të fortë dhe një familje, kur është e fortë çon përpara edhe shoqërinë. Kështu që unë dua të mos zgjatem shumë, por dua që të japim dhe disa karta të anëtarësisë për të rinjtë e Vlorës, të cilët janë anëtarësuar sepse ne jemi në kuadrin e anëtarësimeve të reja dhe ne e lamë takimin në ditë të shtune sepse menduam që një pjesë e madhe e njerëzve janë në punë dhe e shtuna që është një ditë pushimi, u jemi shumë mirënjohës se ne vend që ta kaloni me familjet tuaja, ju ua përkushtuat kohën LSI-së”.

Më datë 2 Mars, Kryemadhi tha se do të jetë në Bulevard si nënë jo për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë, theksoi ajo. “Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar”

“Të jeni të bindur që do të na falsifikojnë edhe fëmijët në maternitete kur ti lindin shqiptarët. Do ti ndërrojnë atësitë dhe kombësitë fëmijëve tanë dhe për më shumë do të na bëjnë popull sharlatan. Prandaj do të jem atje për të qenë një shqiptare dinjitoze si të gjitha gratë shqiptare që luftojnë për fëmijët e tyre”, vijoi ajo.

“Duke përfituar nga ky takim në Vlorë, dua të bëj edhe njëherë të ditur qëndrimin tim jo si kryetare e LSI, por si qytetare që unë më 2 mars do të jem në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë. Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar.

Unë në 2 mars do të jem si qytetare, si nënë. Do të jem atje për shkak të të gjithë historisë, për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat. Por ajo që është më e rëndësishme, do të jem sepse kjo Rilindje dhe ky Parlament ilegjitim, i cili pa pikë turpi falsifikojnë një ligj, një dokument zyrtar ditën për diell. Të jeni të bindur që do të na falsifikojnë edhe fëmijët në maternitete kur ti lindin shqiptarët. Do ti ndërrojnë atësitë dhe kombësitë fëmijëve tanë dhe për më shumë do të na bëjnë popull sharlatan. Prandaj do të jem atje për të qenë një shqiptare dinjitoze si të gjitha gratë shqiptare që luftojnë për fëmijët e tyre, sepse unë besoj dhe do të bëj çdo gjë që Shqipëria të jetë shtëpia jonë dhe e të gjithë shqiptarëve”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *