Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, u shpreh se PD është e gatshme që të japë kountributin e saj për të përfunduar sa më parë Reformën Zgjedhore. Basha tha se PD do të ulet njëherë e më parë në tryezën e Reformës Zgjedhore, ndërsa theksoi se zgjedhjet e lira do t’i japin fitore plebishitare partisë që ai drejton.
“Jemi të angazhuar plotësisht në përfundimin njëherë e mirë të Reformës zgjedhore që mund tiu japim më në fund shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë përmes një vote plebishitare.
Unë nuk e di se cili në televizionin tuaj ka guximin të thojë se opozita duhet të ulej në tryezë pak orë pas aktit të shembjes së Teatrit, por opozita nuk e ka braktisur në asnjë rast tryezën e Reformës Zgjedhore. Nuk ka njeri që nuk e kupton këtë, që ne nuk mund të uleshim në tryezë në një kohë kur deputetët tanë po rriheshin shqiptarët në rrugë”, tha Basha.