AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do kemi bum turistësh kinezë”, Edi Rama: Do të futen pa viza në “Shengenin Ballkanik”

Kryeministri, Edi Rama, ishte i pranishëm në një ceremoni në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës, nga ku vlerësoi Pekinin si partnerin e dytë tregtar të vendit tonë pas BE-së.

Rama tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të rritet, por duke respektuar qasjen e njëri tjetrit, që për Shqipërinë është Perëndimi. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se me vënien në jetë të “Shengenit Ballkanik”, turistët kinezë do të futen pa viza në këto shtete që do të bëhen pjesë e projektit.

“Me çuarjen para të marrëveshjes së Shengenit Ballkanik ne besojmë se vitin tjetër do të kemi një bum turistësh kinezë, pasi në muajt në vijim do të dakordësojmë se për kinezët nuk do të jetë e nevojshme që të kenë më shumë se një pikë hyrëse në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do të funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur të lëviznin pa viza” tha kryeministri shqiptar.

“Nuk është aspak çudi që Kina është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë pas BE-së dhe portofoli i kësaj marrëdhënie nuk ka asnjë mundësi tjetër se të njohë rritje të vijueshme. Sot Shqipëria është vendi që çdo vit e më shumë kinez zgjedhin të kalojnë pushimet. Vetëm këtë vit rritja e turistëve kinezë krahasuar me atë paraardhës është 65%, më e madhe e të gjithë kategorive të huaj. Me çuarjen para të marrëveshjes së Shengenit Ballkanik ne besojmë se vitin tjetër do të kemi një bum turistësh kinezë, pasi në muaj në vijim do të dakordësojmë se për kinezët nuk do të jetë e nevojshme që të kenë më shumë se një pikë hyrëse në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do të funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur të lëviznin pa viza.

Nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë numrin më të madh të turistëve kinezë, dicka më shumë sesa një çerek milioni së bashku, mundësia për të ardhur në Tiranë pa vizë do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës sonë në raport me kërkesën në rritje dhe përfshirja e të gjitha vendeve në këtë hapësirë për kinezët do të jetë një energji që ne sot nuk arrijmë ta në funksion të ekonomisë dhe turizmit. Kina është një potencial i shfrytëzuar në aspektin kulturor dhe në aspektin e gjithë asaj që sjell bashkë me një kulturë të larmishme edhe një dije të thellë dhe gjithanshme. Mes kulturave tona ka pasur një marrëdhënie dashurie, por sot ka një boshllëk, që me vënien në funksion të elementëve të dy realiteteve të reja do të mund të sjellë më tepër”, tha Rama.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *