Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do jetë një Javë e Zezë”, paralajmëron deputeti: Nuk ka as parlament, as komision, populli do të marrë në dorë fatet e vendit

Deputeti Lefter Maliqi ka deklruar se këtë javë nuk do të ketë as parlament, as komision dhe as mbledhje komisionesh.

Maliqi në një shkrim në rrjetet sociale i kërkon kryeministrit të dorëhiqet urgjent dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që paralajmëron se kjo javë do të jetë e zezë.

“Nëse kjo nuk ndodh, populli le te marre ne dore fatet e vendit me cdo mjet demokratik.”- shkruan Maliqi.

Postimi i plote i Maliqit:

Sapo me njoftuan se kjo jave do jete java e gjelber dhe s’do kete as parlament, as mbledhje komisionesh. Kjo jave eshte Java e Zeze per piktorin deshtak, pasi Evropa i mbylli dyert, pasi e nxiu vendin me korrupsion, droge, varferi, papunesi, shpopullim, zgjedhje moniste, shantazhime e kercenime, gazetare, artiste, prokurore, gjyqtare, opozitare, qytetare, studente, burgosje per te varfrit e kundershtaret dhe liri per boset e krimit, kapje institucionesh, shkelje te te drejtave te njeriut, abuzime me detyren, emerime nepotike, mbushi parlamentin me deputete me te shkuar kriminale, vendosi kryebashkiake te denuar ne Evrope, e la vendin pa Gjykate te Larte e Kushtetuese, me prokuror te pergjithshem te komanduar, zvarriti dosjet e pergjimeve me deputetet e ministrat e tij ne shitblerje votash, etj., etj.

Rama urgjent te dorehiqet, vendi te kaloje ne zgjedhje te parakohshme. Nëse kjo nuk ndodh, populli le te marre ne dore fatet e vendit me cdo mjet demokratik.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *